
Tifo-grupi "Tirona Fanatics" ishte sot i pranishëm në pallatin e Sportit "Farie Hoti", ku skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj arriti të fitonte kundër Kamzës me rezultatin 90-71. Ultrasit bardheblu përgjatë gjithë takimit nuk pushuan së mbështeturi ekipin e tyre të zemrës. Madje ata hapën një banderolë në të cilën shkruhej: "Jeni ata që sundoni parketin. Jeni ata që sundoni qytetin".
Pas ndeshjes, njëri nga basketbollistët Red Vogli ka shkruar në Instagramin e tij për mbështetësit e zjarrtë. Shtatlarti i Tiranës e dashuron fanelën bardheblu, ku edhe një lidhje të ngushtë me tifozët. Ndaj për këtë shkruan: "Jeni krenaria e Tironës, jeni oksigjeni i ekipit tonë. Çdo kosh që pësojmë, jemi borxhlinj ndaj jush, çdo kosh që shënojmë është vetëm për ju".
[gallery columns="1" size="full" ids="90305"]