Tirana do të luajë ditën e shtunë ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut. Ky takim është programuar të luhet në orën 16:00 dhe për këtë takim, drejtuesit mbajnë fjalën e dhënë nga presidenti Refik Halili që deklaroi pas fitores ndaj Vllaznisë që do të ketë ulje të çmimit të biletave.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi bardheblu informon se një biletë do të kushtojë 200 lekë të reja, ndryshe nga se kushtonte normalisht (300 lekë të reja). Për sektorin mik çmimet nuk kanë ndryshuar pas një biletë kushton 300 lekë të reja.
Postimi i Tiranës:
Te Shtunen, e rradhes ne shtepi perballe Skenderbeut. Ejani ne stadium te mbeshtesim skuadren per te marre nje tjeter trepikesh.
Klubi ka vendosur te ule cmimin e biletes ne tribunen “karshi”. 200 leke (te reja) kushton hyrja per kete ndeshje.
Per te shmangur rradhet tek biletaria, dyert hyrese ne stadium, ju ftojme te mos vini ne momentin e fundit. Biletat do kontrollohen elektronikisht, proces qe mund te krijoj rradhe ne minutat e para ndeshjes.
Shishet plastike dhe mjetet e forta do te jene rreptesisht te ndaluara. Cdo akt josportiv denon tifozet, ekipin, klubin per nje sezon ku duhet te jemi te gjithe perkrah njeri-tjetrit.
Ne menyre te perseritur kerkojme vetem mbeshtetje dhe asnje shishe plastike apo mjet piroteknik te hedhur ne fushe.
Te shtunen Tirana – Skenderbeu, ora 16:00, vetem bardheblu!
Biletat ne shitje nga dita e Enjte!
➡ Tribuna A,B – 1000 Lekë të reja
➡ Tribuna D, E, F, G – 200 Lekë të reja
➡ Tribuna C, H (Sektori Mik) – 300 Lekë të reja