
Partizani po vijon përgatitjet për ndeshjen e Kupës ndaj Tërbunit dhe në vijim takimin e javës së katërt në kampionat përballë Laçit.
Të kuqtë pavarësisht pauzës për shkak të ndeshjeve të Kombëtares po mundohen të mbajnë lart ritmin e përgatitjeve, me trajnerin Skënder Gega që ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore brenda grupit për të parë gjendjen fizike të lojtarëve.
Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:
Skuadra vijon përgatitjet në prag të takimit ndaj Tërbunit i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në orën 16:30 në kompleksin " Tirana Internacional" në Pezë. Trajneri Gega ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore brenda grupit nëpërmjet të cilës ka testuar edhe gjendjen fizike të grupit në këtë periudhë pauze të kampionatit.
[gallery columns="1" size="full" ids="276027,276028"]
[gallery columns="1" size="full" ids="276029,276030,276031"]