Në datën 25 korrik, në orën 17:30, Partizani do të zbresë në fushën e lojës, për të luajtur përballjen e parë në Europa League përballë skuadrës së Sherif Tiraspolit.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, kampionët e Shqipërisë bëjnë të ditur edhe se kush do të jetë trupa gjykuese. Kirill Levnikov do të jetë gjyqtari kryesor. Valeri Dançenko, asistent i parë. Andrei Vereteshkin, asistent i dytë. Vasili Kazartsev, gjyqtar i katërt, e ndërsda vëzhgues do të jetë Erol Ersoi (Turqi). Përsa i përket delegatit të ndeshjes, bëhet fjalë për sllovenin Marko Simeunoviç.

Poll