Interi ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Atalantës në shtëpi. Një 3 pikësh me shumë vlera për skuadrën zikaltër që kalon kështu një nga rivalët më të vështirë në rrugën drejt titullit.
Në këtë takim, Interi bëri vetëm në gjuajte në portë dhe ajo u bë nga Milan Skriniar që e dërgoi topin në rrjetë. Pas ndeshjes janë bërë publike edhe notat e lojtarëve të të dyja ekipeve. Te Atalanta, Berat Gjimshiti është vlerësuar me notën 7.7, më I miri në fushë për Atalantën edhe pse doli në minutën e 80-të. Te Interi, dhe më i miri në fushë nga të gjithë lojtarët, doli Milan Skriniar sipas statistikave të "Sofa Score".


Galeria fotografike ()
Poll