Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha është në pritje të ëmbël dhe pritet që së shpejti të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Ajo është përpjekur ta mbajë larg mediave këtë periudhë të bukur të jetës dhe fotot me barkun e rrumbullakosur janë të rralla.
Ditën e sotme "Panorama Plus" ka publikuar një foto të saj dhe duket qartë barku i rrumbullakosur.
Vilma shfaqet e veshur një fustan blu dhe duket se është drejt ditëve të fundit.
Kujtojmë që moderatorja e kurorëzoi dashurinë me partnerin rreth një vit më parë në një ceremoni special.

Poll