
Sfida Turqi – Kosovë që po luhet në këto momente ka emocionet e veta, raporton newsport.al.
Kjo ka shpërthyer edhe në rrjetet sociale. Sepse, në Turqi, ekziston një komunitet i madh shqiptarësh nga Kosova dhe nga Shqipëria, që në këtë mbrëmje e kanë të vështirë të zgjedhin.
Kështu është rasti i vëllezërve Isteku, që nga origjina e babait të tyre janë nga Kosova, dhe shumë vite më parë kanë lëvizur drejt Turqisë, ku kanë ngritur jetën dhe familjen e tyre.
Ata kanë lindur në Turqi, por janë me gjak shqiptar. Ndaj, kanë zgjedhur që në stadium, të prezantohen me të dy flamujt, dhe të Kosovës, dhe të Turqisë, për të parë një lojë sportive, raporton newsport.al.
[gallery columns="1" size="full" ids="53809,53810,53811"]