Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ "Një hap përpara Asensios, Isco dhe Mariano Diaz", Zbulohet nota e Gjimshitit pas sfidës me Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT

Atalanta u mposht në shtëpi nga Real Madrid me rezultatin 0-1, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions League. Një ndeshje që do të sjelli shumë polemika pasi gjyqtari i sfidës gaboi duke ndëshkuar me karton të kuq, lojtarin e Atalantës, Freuler pas vetëm 17 minutash lojë. Atalanta rezistoi deri në minutën e 86-të, ndërsa më pas Mendy me një gjuajte nga jashtë zone kaloi në avantazh Realin.

Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e skuadrës së Atalantës. Sipas portalit që merret me notat, "Sofa Score", Berat Gjimshiti, është vlerësuar me notën 7.1 duke treguar kështu një paraqitje shumë të mirë. Gjithashtu edhe "Calciomercato", ka zbuluar notat duke e vlerësuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare me notën 7.5.

Gjimshiti 7.5: Godet topin tek Asensio dhe rifillon aksionin. Lirohet me zgjuarsi nga lojtarët e Realit duke i bërë ata të largohen nga zona. Gjithmonë vjen përpara Isco, Vazquez dhe madje edhe Mariano Diaz. I jashtëzakonshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga