
Mesa duket Neymar ka qejf të eksperimentojë me pamjen e jashtme dhe kur vjen puna te modeli i flokëve, braziliani bën goxha ndryshime dhe guxon shumë. E çfarë duhet të bëjë një superyll kur i ka tre muaj pushim për t'u riaftësuar nga thyerja e një ashti në shputën e këmbës?
Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit nuk ka humbur kohë për të shkuar te berberi. Ai e ka bërë stilin e njohur të flokëve "dreadlocks", të cilin kund ta shihni në foton e mëposhtme.
Kujtojmë që Neymar do të mungojë plot 3 muaj nga fushat e blerta dhe aktualisht është duke u rikuperuar dhe pritet të jetë gati për finalet e "Rusi 2018".
https://www.instagram.com/p/Bgbqt8ljiBd/?utm_source=ig_embed
Poll