Në datën 22 mars në orën 20:45 do të luhet ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020-të. Në lidhje me këtë sfidë që do të zhvillojë Kombëtarja jonë, kanë dalë në shitje biletat, por që në fakt bie në sy çmimi disi i “kripur” për të parë këtë 90 minutash.
Ta shohësh sfidën në triubunën VIP kushton 180 mijë lekë të vjetër.
Në tribunat A dhe B vlera shkon në 80 mijë lekë të vjetër, ndërsa çmimet e tjera, sikurse shihen në foton e mëposhtme. Pra, sipas vendeve në stadium.
