Kukësi ditën e djeshme ka fituar ndeshjen e javës së tretë me rezultatin 3-1. Njeriu i ndeshjes padyshim që ishte Reginaldo, i cili shënoi 3 gola, duke e ngjitur ekipin në kuotën e 4 pikëve. Në lidhje me këtë rast, Kukësi e përgëzon lojtarin me një postim në rrjetet sociale.
"Shënon" 3 gola dhe merr topin me vete", shkruhet në "Instagramin" e Kukësit. Verilindorët në takimin e radhës do të udhëtojnë drejt Durrësit për të luajtur përballë Teutës, që po dje fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Kamzës, gjë që solli edhe shkarkimin e trajnerit Bledar Devolli.
Galeria fotografike ()
Poll