Qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi, i cili luan për Këlnin në Bundesliga 1, sot iu ka thënë "stop" pushimeve. Nën drejtimin e trajnerit Peter Stoger, të gjithë futbollistët i janë nënshtruar përgatitjeve verore. Mes tyre dallohet edhe Mërgim Mavraj, i cili pasi bëri një performancë të mirë në Europian, tashmë pritet që të japë më të mirën në radhët e gjermanëve.
[caption id="attachment_15049" align="aligncenter" width="770"] Mërgim Mavraj në stërvitjen e sotme[/caption]
Mavraj mbetet pjesë e pandashme e Këlnit edhe për sezonin 2016-2017 duke mos ndërruar skuadër. Ekipi gjerman këtë vit nuk do të luajë në Europë, pasi sezonin e shkuar u rendit në vendin e 8 në tabelën e klasifikimit në Bundesliga 1.