Eduart Rroca, sot kundër Partizanit, ka luajtur ndeshjen e fundit si lojtar i Luftëtarit. Mesfushori i gjirokastritëve, nga janari do të jetë një futbollist i Kukësit. Ai qëndroi rreth 3 vite e gjysmë, në ekipin e Luftëtarit, duke qenë një nga më të dalluarit e skuadrës.
Në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook", "Shqiponjat BLUZI 2011", tifogrupi i ekpit gjirokastrit kanë bërë një postim dedikuar Rrocës.
"Nuk erdhi me ndonjë bujë të madhe te Luftëtari, por me lojën e tij spikati dhe u bë lideri i mesfushës. Sot ti po largohesh pas 3 vitesh e gjysëm si kampion me kokën lart.
Eduart Rroca gjeniu i mesfushës. Faleminderit për atë çke dhënë në Gjirokastër,
Ti je dhe do të ngelesh një nga ne. Suksese kudo mjeshtër!"- shkruhet në postim.