Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Kukësi del me njoftim zyrtar, kjo fundjavë do jetë historike në qytetin verilindorë

Shkruar nga NEWSPORT

Kjo fundjavë do jetë historike në qytetin e Kukësit, pasi ekipi verilindorë do të formojë për herë të parë ekipin e futbollit të femrave.

Përmes një njoftimi në "Facebook", Kukësi i është përgjigjur pozitivisht 'urdhërit' të Federatës Shqiptare të Futbollit se çdo ekip i Superligës duhet të ketë edhe ekipin e futbollit të femrave.

"Futboll Klub Kukësi njofton se në datën 31 korrik, do të nisë zyrtarisht puna me ekipin e femrave. Ashtu siç edhe ishte njoftuar më parë, do të ketë një fazë seleksionimi ku trajnerja Emirjeta Ndoci do të bëjë një përzgjedhje të futbollisteve që do të jenë pjesë e skuadrës.  Seleksionimet për ekipin e femrave të Kukësit do të zhvillohen diten e shtunë me datë 31.07.2021 pranë Qendrës Sportive, "Tirana United ", në orën 18:00!, " thuhet në njoftimin e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga