Ditën e diel, datë 17 nëntor 2019 Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Francës. Sfida ndaj kampionëve të botës do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, duke inauguruar investimin e impiantit sportiv. Djemtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja kanë prekur këtë pasdite për të parën herë tapetin e gjelbërt të fushës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme.
Franca vjen për tri pikët, për të mos lëshuar vednin e parë në grup. Kuqezinjtë kanë dalë nga objektivi i kualifikimit dhe nesër pritet të jenë më të çlirët ndaj “Gjelave”. Përgatitjet e sotme janë drejtuar nga vetë Reja, me grupin që është i plotë për këtë takim. Shqipëria vjen pas barazimit 2-2 ndaj Andorrës, në “Elbasan Arena”.