Radja Nainggolan kaloi para pak ditësh nga Interi te Cagliari. Mesfushori belg rikthehet në Sardenjë, ekip në të cilin ka luajtur edhe më parë. Ai ka filluar stërvitjen me skuadrën, teksa vihet re një risi. Nainggolan ka ndryshuar "Look", me flokët që tashmë i ka bërë të kuqe.
32 vjeçari synon formën optimale, duke u kthyer edhe një herë në periudhën e shkëlqimit. Asgjë nuk do jetë e lehtë, pasi qëndrimi në stol me Interin ka ndikuar. Nëse do ia dalë apo jo, na mbetet të presim e të shohim.

Poll