Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Jasir ASANI "karshillëk" drejtuesve, shkak bëhet mesfushori që larguan në merkaton e verës

Shkruar nga NEWSPORT


Aristoteles Romero u afrua me bujë në merkaton e vitit të shkuar te Partizani, i cilësuar si lojtari që do të bënte diferencën. Mesufshori që kishte luajtur në Seria A, fillimisht dha shkëndija pozitive. Potent dhe i pamarkueshëm në fushë, venezueliani u vlerësua maksimalisht nga analistët, por jo stafi teknik i të kuqve.

Përplasjet mes tyre ishin të vazhdueshme aq sa e pa veten në ekipin B të kryeqytetasve. Aventura e tij përfundoi para se të niste dhe kësisoj u detyrua të qëndronte në heshtje për të zbatuar kontratën deri në fund. Në fund të qershorit të këtij viti, Romero u largua pasi i përfundoi periudha e huazimit.

Së fundmi është Jasir Asani që duket se ka konsideratë për të teksa në rrjetet sociale ka postuar një foto të tij. Edhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë për drejtuesit: "Të kuqtë kanë humbur një luan në mesin e fushës".

Postimi i Romero
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga