Partizani ka zhvilluar sot dy seanca stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për Europa League. Nën urdhrat e teknikut të ri italian, skuadra e kuqe ka vijuar me intensitet të lartë në kuadër të ballafaqimit të kthimit ndaj Slovan Bratislava për raundin e parë të Europa League. Në drejtimin e trajnerit Adolfo Sormanit dhe stafit teknik sot janë aplikuar dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite, të cilat janë kryer në ambjentet e kompleksit sportiv “PEPA” në Elbasan.Grupi i lojtarëve gëzon një gjendje të mire fizike pavarësisht temperaturave të nxehta. Përgatitjet do të vijojnë të shtunën me seancën e radhës në program në orën 18:00. Skuadra vijon të qëndrojë e grumbulluar në “Hotel Univers”.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.