Ish-futbollisti i skuadrës së dytë të Tiranës Mario Beshiraj është zyrtarisht pjesë e skuadrës së futbollit qipriot Aradippou. Transferimi i 19-vjeçarit nga Itali në Qipro është mundësuar falë menaxherit të tij dhe agjentit të merkatos Bruno Dodi, i cili mban stemën e FIFA-s. Lajmi është dhënë nga media qipriote "kerkida.net".
Sulmuesi kryeqytetas është inkuadruar me ekipet e moshave të Tiranës duke arritur të aktivizohet më pas skuadrën e të rinjve të 24-herë kampionëve të Shqipërisë. Momentalisht, ai aktivizohej në Itali.
Aradippou militon në Divizionin e Parë të futbollit qipriot.
Galeria fotografike ()
Poll