Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka marrë pushimet pas mbylljes së sfidave të UEFA Nations League dhe miqësores kundër Estonisë. Futbollisti kuqezi, i cili aktivizohet me Empolin në Serie A, ndodhet prej disa ditësh në Greqi.
Pikërisht nga toka helene, mbrojtësi shqiptar ka dalë “zbuluar”. Fotot e publikuara të tij në Instagram, janë thuajse të njëjta me ato të presidentet së klubit të femrave Hajduk Split, Matea Beslic.
Madje, në foton e publikuar nga Matea Beslic në Instagram, nuk mungon as komenti i mbrojtësit Ardian Ismajli, i cili me anë të disa “emoji” e ka publikuar presidenten e Hajduk Split.

Poll