Ish-futbollisti i Erzenit Igli Dakavelli dërgoi një mesazh për tifozët shijakas dhe përkrahësit e tij në llogarinë personale në "Facebook" pasi zyrtarizoi prishjen e kontratës me klubin pas katër vitesh për arsye familjare.
"Nga sot nuk jam me pjesë KF Erzeni për arsye personale.Dua t'i falenderoj drejtuesit, trajnerët, tifozët dhe shokët e ekipit për këto 4 vite të mrekullueshme kam kaluar emocione të papërshkrueshme që nuk do t'i harroj. Shpresoj që të arrini objektivin për në Superligë, se e meritoni. Do më mungoni!"
Galeria fotografike ()
Poll