Trajneri i Shkupit në kampionatin maqedonas Umit Karan drejtoi sot përgatitjet e skuadrës shqiptare për derbin e Maqedonisë me Vardarin ditën e shtunë në orën 16:00.
Karan akuzohet në vendlindjen e tij Turqi për ngacmim seksual dhe është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg. Por, Shkupi konfirmoi se 42-vjeçari do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit deri në një vendim të dytë përfundimtar të gjykatës turke.
Pas vendimit, Karan këmbënguli se ai akuzat ndaj tij janë të fabrikuara, pasi është përkrahës i partisë nacioanliste qemaliste (CHP), parti kundërshtare e presidentit të plotfuqishëm Reçep Tayipp Erdogan (AKP).

Poll