Laçi ka lënë Moldavin pas barazimit me vlerë 0-0 të arritur mbrëmjen e djeshme. Në mëngjesin e ditës së sotme ekipi është nisur për tu rikthyer në atdhe. Lojtarët e Laçit nuk humbin kohë që të përqendrojnë të gjithë energjinë e tyre për sfidën e kthimit, pasi koha është e limituar.
Laçi bën pjesë në turin e dytë të Conference League ku ka arritur të marrë një barazim me vlerë. Pasi i’u desh të mbyllte ndeshjen më 10-të lojtarë për më shumë se gjysmën e sfidës pas daljes me të kuq nga lojtari Sebastja Spahiu në minutën e 27. Ndeshja kthimit do të zhvillohet ditën e enjte, datë 28 korrik në orën 20:00.

Poll