
Armando Sadiku u largua nga Bolivari për t'u rikthyer në Europë. Sulmuesi shqiptar gjeti gjuhën e përbashkët me Las Palmas, skuadër kjo e cila do luajë në La Liga 2.
Futbollisti ka mbërritur sot në ishullin spanjoll, ndërsa firma do hidhet nesër. "Sadiku tani është në ishull. Mirë se erdhe në shtëpi" - shkruan Las Palmas. 30 vjeçari ka luajtur më parë për skuadra si Levante, Malaga, Zurich, Vaduz, apo edhe Legia Warsaw. Përvoja e fundit me Bolivar ishte një aventurë jo dhe aq e mirë, ku nuk u arritr përshtatja.
Sadiku tanimë është gati për një aventurë të re, në futbollin spanjoll.
Poll