Ganni De Biasi ka firmosur zyrtarisht me Kombëtaren e Azerbajxhanit. Ish-trajneri I Kombëtares shqiptare do të nisi kështu një aventurë të re në karrierën e tij. Lidhur me këtë zyrtarizim ka reaguar edhe presidenti I Federatës shqiptare, Armand Duka. Në një postim në faqen e tij zyrtare numri një I futbollit shqiptar tregon gëzimin e tij për De Biasin dhe nuk I kursen fjalët e mira.
Postimi I Armand Dukës:
U gëzova shumë kur mësova lajmin se Gianni De Biasi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit. Dua t'i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares në kompeticionet ndërkombëtare.
Ndihem mirë që De Biazi ka qenë një pjesë e rëndësishme e atij rrugëtimi historik, që kulmoi me pjesëmarrjen e Kombëtares kuqezi në finalet e EURO 2016. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ndarja e rrugëve tona, dua ta siguroj se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e FSHF-së dhe përfaqësueses shqiptare.
Shpresoj dhe uroj që De Biazi të shijojë sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të re!"
