Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Ferencvarosh-Partizani, pritet një formacion pa surpriza

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Ferencvarosh-Partizani, pritet një formacion pa surpriza

Partizani do të luajë me Ferencvaroshin ditën e mërkurë në Hungari, takim i vlefshëm për raundin e dytë eliminator të Champions League. Të kuqtë e Sormanit do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv që do të thotë një kualifikim i mundshëm. Italiani nuk pritet të befasojë me formacionin e së mërkurës, ku pritet të hidhet në fushë e njëjta 11-she si në "Elbasan Arena". Nuk duhet përjashtuar mundësia e ndonjë dëmtimi të mundshëm në kampin e kuq, ku Idi Batha kishte disa probleme në kavilje. Megjithatë ai iu ka bashkuar stërvitjes dhe në këtë mënyrë grupi pritet të jetë i plotë. Dy sulmuesit e ardhur te skuadra e kuqe me shumë mundësi, edhe këtë radhë pritet ta nisin takimin nga stoli, pasi fieraku i sulmit të kuq, Realdo Fili po kalon një moment shumë të mirë. Ja formacioni i mundshëm për skuadrën e Partizanit.

[gallery columns="1" size="full" ids="17689"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga