Partizani ka mbyllur sot ditën e 11-të në fazën përgatitore të Sllovenisë. “Demat” vijojnë me stërvitjet intensive brenda grupit, që nga 16 qershori, kur lanë Shqipërinë.
Të kuqtë kanë postuar nëpërmjet rrjeteve sociale foto nga momentet e stërvitjes, që duket të kenë shkuar pa probleme. Gjithashtu në grup Mehmeti ka dhe afrimet e verës, që po testohen për vendin e titullarit në formacion.
Kujtojmë se Partizani luan ndaj Saburtalos turin e parë të Conference League. Takimi i parë zhvillohet në Gjeorgji më 7 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në “Air Albania” 1 javë më vonë.

Galeria fotografike ()
Poll