Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Erion BRAÇE kundër grevës së kontrollorëve në Rinas, nuk përmbahet arbitri i FSHF-së: O bibi*ush, nuk janë aviona nga ato që luan ti te shpia

Shkruar nga NEWSPORT


Prej ditës së djeshme, 65 kontrollorë të Aeroportit "Nënë Tereza" bojkotuan punën në shenjë proteste për mos plotësimin e kushteve nga ana e qeverisë për shkak të pandemisë. Reagimet kanë qenë të shumta në media, ku nuk mungonin ata që mbështesnin grevistët, por kishte edhe të tjerë që i kritikonin për kaosin e shkaktuar.

Erion Braçe në rrjetet sociale ishte kundër protestës së grevistëve duke i "thumbuar" ashpër në kanalin e tij zyrtar në facebook. Pikërisht aty ku zëvendës kryeministri jepte mendimin e tij për kaosin e shkaktuar ku u detyruan të pezulloheshin të gjitha fluturimet, ka ironizuar një nga gjyqtarët e rinj të Federatës Shqiptare të Futbollit. Xhulio Mani, anësori që gjykon në ligat inferiore shkruan: "O Braçe, o bibi*ush. Këto flasin për avionë prej vërteti, jo nga ato që luan ti te shpia".

Komenti i gjyqtarit Mani
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga