Ditën e sotme, Egnatia ka luajtur në një transfertë delikate, sikurse ishte ajo ndaj Tomorit. Megjithatë, rrogozhinasit ia kanë dalë mjaft mirë, duke fituar me rezultatin e thellë 1-3. Me këtë fitore shumë të rëndësishme, Egnatia renditet në vendin e 3-të me 25 pikë të grumbulluara, pas 14 ndeshjeve të luajtura.
Besa me 1 pikë më shumë renditet në vendin e dytë, ndërsa Bylis udhëheq me 30 pikë. Sfida po bëhet shumë interesante, pasi vetëm një prej këtyre klubeve do të ketë mundësinë për të luajtur në Superligë sezonin e ardhshëm.
Galeria fotografike ()
Poll