Turqia e mbyll këtu aventurën e EURO 2020, pa grumbulluar asnjë pikë. Të besuarit e Gunes morën humbjen e 3-të rradhazi në grupe, sonte në Baku, ndaj Zvicrën. Paraqitja e kësaj Kombëtareje ishte skandaloze, shumë larg pritshmërive. Gjithsesi, nëse pamë një gjë të bukur sonte nga Turqia ishte pikërisht një tifoze turke në Baku. Ajo fokusohet për disa sekonda nga kamerat në stadiumin në Azerbajxhan, në fundin e ndeshjes.
Bukuroshja është zhgënjyer nga përformanca në fushë dhe tani nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të presë për ndonjë Botëror ose Europian tjetër. Kujtojmë që ndeshja sonte u mbyll 3-1.