Ish-futbollisti i Skënderbeut Gledi Mici,i cili këtë sezon luan për kampionët në fuqi të Maqedonisë Shkëndijen e Tetovës po shkon në rrugën e duhur drejt një tjetër titulli në karrierë. Kuqezinjtë sfidojnë rivalët e përhershëm për titull Vardarin këtë të diel dhe në rast fitoreje të Shkëndijes, ata u japin një goditje të fortë rivalëve duke iu afruar gjithmonë e më tepër titullit kampion për herë të tretë radhazi.
Në një postim të fundit në "Instagram", mbrojtësi i majtë 28-vjeçar tregon se është i përqëndruar për kryesfidën e Maqedonisë.
"I përqëndruar për raundin e fundit!"

Edhe pse sezoni do dhe 8 ndeshje të përfundojë, Shkëndija po e menaxhon sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një fitore ndaj rivalëve direkt të Vardarit do të dëmtonte fort moralisht skuadrën maqedonase.
Për shkak të lënies në fuqi të vendimit të UEFA-s të dënimit të Skënderbeut me 10 vite pezullim nga kompeticionet europiane dhe gjobitjen me 1 milionë €, Mici u largua nga kampionët në fuqi të Shqipërisë drejt kampionëve të Maqedonisë për shifrën e afro 400 mijë €. Ai është njëri prej shtyllave të Shkëndijes, pasi është aktivizuar në plot 31 ndeshje me kuqezinjtë (kampionat, kupë dhe fazë eliminatore të Champions dhe Europa League).