Në nëntor të vitit 2015, Indrit Fortuzi la Shqipërinë për të humbur gjurmët. 2 milionë euro borxhe, probleme me bixhozin dhe një largim fantazëm.
Bashkë me të u largua edhe bashkëshortja e tij, Jonida, e cila akuzohet për mashtrim.
Për "zogun" rëndon vetëm akuza e mosshlyerjes së 4 kredive, ku disa banka e kanë hedhur në gjyq.
Por, së fundmi lojtari është "shfaqur" për publikun shqiptar, në profilin e analistit Xhevdet Zekaj.
Zekaj ka kujtuar ditën kur Fortuzi la futbollin dhe tregoi sesi ai i kishte dhuruar një tufë me lule dhe një bluzë të Dinamos, pasi "zogu" ka luajtur për disa kohë dhe për blutë e kryeqytetit.
Ndërkohë për Fortuzin nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e tij, teksa që prej 2 vitesh ai jeton në arrati.