Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Do marrë pjesë grupi i famshëm muzikor, Tirana bën speciale natën e festës

Shkruar nga NEWSPORT

Kryefjala e futbollit në Shqipëri për momentin është Tirana. Bardheblutë ja dolën të fitojnë titullin kampion për herë të 26-të në historinë e klubit. Kryeqytetasit nuk kanë asnjë rival kur bëhet fjala për trofetë dhe arritjen kanë vendosur ta festojnë në mënyrë të veçantë.

Më datë 26 maj ora 17:00, Tirana luan ndeshjen e fundit të këtij sezoni në shtëpi përballë Kukësit. Bardheblutë do marrin kupën e kampionit dhe festa fillon prej atij momenti. Në orën 19:15 Tirana ka njoftuar koncert festiv me dyer të hapura në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Emra të njohur të muzikës shqiptare do marrin pjesë në mbrëmjen bardheblu. Dje u konfirmua Artjola Toska, ndërsa sot nëpërmjet rrjeteve sociale, 26- herë kampionët e vendit kanë njoftuar se do marrë pjesë West Side Family me këngët e tyre të dashura. "West Side Family në natën e madhe special... qëndroni gati!" shkruan Tirana në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga