Roma dhe Feyenoord luajnë sot në 21:00 për finalen e Conference League në Tiranë. Sfida është e shumëpritur, me tifozët nga Italia dhe Holanda që kanë pushtuar Tiranën.
Në 18:00 nis hyrja e tifozëve në stadium, teksa kontrollet do jenë të rrepta për çdo gjë. Veç sigurisë, është mësuar edhe djaloshi shqiptar që do dorëzojë topin te arbitrat pak sekonda para sfidës.
Ai është Endri B. dhe do japë topin e lojës në këtë finale. Këtë duel e gjykon rumuni Istvan Kovacs.

Poll