Michael Ngoo mbushi sot 29 vjeç. Mes shumë urimesh për ditëlindjen, sulmuesi i Tiranës ka marrë një të tillë nga Lancinet Sidibe, ish shoku i ekipit te bardheblutë. Lojtari, tashmë pjesë e Dinamos, shkruan: "Gëzuar ditëlindjen, vëlla. Të dua ty".Marrëdhënia mes Sidibes dhe anglezit është tejet e mirë, pavarësisht se të dy janë pjesë e anëve të kundërta të kryeqytetit.
24 vjeçari i dinamovitëve ka luajtur 5 ndeshje deri më tani në këtë edicion të elitës, ose e thënë ndryshe 405 minuta. Në kupë, Sidibe numëron 2 përformanca, ose më saktë 180 minuta.

Poll