Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Dhjetra mijëra tifozë drejt Tiranës, Edi Rama tregon mirëpritjen e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT

Dhjetra mijëra tifozë pritet të vijnë sot nga Italia dhe Hollanda në Tiranë, teksa një pjesë e tyre ka mbërritur tashmë. Roma dhe Feyenoord do luajnë në orën 21:00 finalen e Conference League në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në rrjetin social Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar foto të trageteve që kanë mbërritur në Shqipëri dhe avionëve nga Aeroporti i Rinasit. Kryeministri ka treguar mirëpritjen e Shqipërisë në standardet më të larta.

“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë

*gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë”, shkruan Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga