
Sabjen Lilaj ka disa javë që nuk luan në fushën e blertë për shkak të një dëmtimi që vuan. Mesfushori i kampionëve të Shqipërisë është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dajës, megjithatë në këtë pjesë të dytë të sezonit është penalizuar nga dëmtimet. Sot, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet në kompleksin
"Tropikal Resort". 28-vjeçari është vlerësuar me çmimin "Lojtari Fair-Play" dhe këtë e zbulon në diçiturën e fotos teksa shkruan: "Çmimi Fair Play".
[gallery columns="1" size="full" ids="111099"]
Poll