Liridon Latifi duket se është bërë nostalgjik për kohët e kaluara te Skënderbeu. Talenti i korçarëve ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram teksa shfaqet me Bernard Berishën, ky i fundit ish-lojtar i kampionëve të Shqipërisë. Të dy kanë luajtur së bashku dhe ishin futbollistët që spikatnin më shumë te bardhekuqtë. Tashmë Berisha luan në Rusi, ndërsa Latifi në Korçë.
“Kujtime të bukura”, shkruan Latifi në diçiturën e fotos.
Bernard Berisha është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Dje ai ishte titullar në fushë dhe shkëlqeu me lojën e tij, ndërsa Latifi nuk u përfshi në 18-she nga De Biasi.