Andrea Pirlo dhe Antonio Conte kanë harruar rivalitetin që kishin sezonin e kaluar. I pari drejtonte Juventusin, ndërsa Conte ishte në krye të Interit që fitoi edhe betejën duke fituar në fund edhe titullin kampion. Që të dy trajnerët që janë larguar nga skuadrat e tyre në Serie A e për momentin janë pa skuadër duke shijuar pushimet.
Mediat italiane kanë zbuluar se Conte dhe Pirlo po I kalojnë së bashku këto pushime e ndodhen në Ibiza. Pirlo ishte i shoqëruar nga partnerja e tij Valentina Baldini, dhe fëmijët binjakë Leonardo dhe Tommaso, të lindur në New York në 2017, ndërsa Conte shoqërohej nga gruaja e tij Elisabetta Muscarello.

Poll