Keidi Bare është rikthyer në aksion për Espanyol. Fieraku prej disa muajsh vuante një dëmtim që e la jashtë fundin e sezonit në La Liga, ndërsa sot ka luajtur ndeshjen e parë pas shumë kohësh.
Të tijtë kanë fituar 2-0 me Lille në miqësore, me Baren që e ka filluar ndeshjen nga minuta e parë, duke luajtur 60 minuta. Tanimë veç lajmit të mirë për Espanyol, kthimi i tij në aksion është diçka pozitive edhe për Kombëtaren kuqezi, me trajnerin Reja që do ketë gati një nga elementët e spikatur në mesfushë për muajin shtator, kur luhen ndeshjet e Nations League.

Poll