
Dje, Partizani fitoi në transfertë 1-0 kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Një nga protagonistët e takimit ishte Bruno Telushi. Mesfushori vlonjat humbi një 11-metërsh në pjesën e dytë, megjithatë ishte një nga më aktivët në radhët e skuadrës së trajnerit Skënder Gega.
Newsport.al ka siguruar një foto të mesfushorit, i cili me sa duket ka pasur probleme shëndetësore. Ai shfaqet duke bërë serum, ndërsa një ditë më pas zbriti në fushën e stadiumit "Skënderbeu", ku temperaturat ishin relativisht të ulëta. "Ushtari" i kuq është një shembull që duhet ndjekur.
Pavarësisht kondicionit fizik, ai nuk e la ekipin në "baltë" në një ndeshje të vështirë si transferta e Korçës. Përkundrazi, arriti të jepte maksimumin duke kontribuar në fitoren 1-0 të 15-herë kampionëve të Shqipërisë. / NEWSPORT.AL/
[gallery size="full" columns="1" ids="320700"]