
Kukësi arriti të merrte sot një barazim 1-1 kundër Skënderbeut, në një ndeshje të dyluftuar nga të dyja skuadrat. Ekipi verilindor heshti stadiumin "Skënderbeu" pas atij goli të shënuar në minutën e fundit të takimit.
Si për të ndezur më shumë rivalitetin në Superiore, trajneri Gjoka ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook teksa shkruan: "Dalëngadalë", duke treguar në këtë mënyrë që ekipi i tij po shkon dalëngadalë drejt objektivit, titullit kampion.
[gallery columns="1" size="full" ids="91316"]
Poll