Partizani luajti të shtunën kundër Dinamos, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1. Kjo sfidë ishte e vlefshme si miqësore. Ajo që ra në sy ishte uniforma e përdorur nga 16 herë kampionët e vendit. Partizani kishte zgjedhur fanelën e kuqe dhe të mbathurat e zeza.
Pikërisht ky fakt ra edhe në sytë e tifozëve të cilët kritikuan drejtuesit për ndryshimin e ngjyrës së uniformës. Megjithatë uniformat e tilla janë përdorur vetëm për miqësore pasi në sezonin e ri futbollistik do të jenë të veshur të gjithë me të kuqe.

Poll