
Mesfushori shqiptar i Basel, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij Arbnora janë bërë prindër për herë të dytë. Sot ka ardhur në jetë vajza e tyre, me çiftin që e kanë quajtur Maleya.
Foshnja gëzon shëndet të plotë, teksa Xhaka e ka ndarë lumturinë dhe lajmin në rrjetet sociale. Ditë e bekuar për ish-lojtarin e Kombëtares, që së bashku me Arbnorën janë prindër edhe të një djali 2 vjeçar.
"Jemi më shumë se të bekuar. Të duam shumë Maleya", shkruan Xhaka.
Poll