Presidenti i FSHF-së Armand Duka falenderoi të gjithë mbështetësit e tij për besimin që patën në zgjedhjen e tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ditën e sotme. Në një reagim të fundit në "Instagram", kreu i futbollit shqiptar dha mesazhin se pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël, së shpejti do të ketë një vend të rëndësishëm në futbollin europian.
" Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Ju që më besuat që përfaqësimi im do të përkrahej kaq gjerë në botën e futbollit europian. Nje vend i vogël, por me shumë rëndësi do të jemi!"
Ai grumbulloi 36 vota në mbledhjen e sotme të Asamblesë së UEFA-s duke fituar të drejtën për 4 vjet njëri prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.