Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ 90 minuta para startit, ekipi i arbitrave "mbikëqyr" stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi Partizani-Tirana do të luhet në "Air Albania Stadium", në orën 19:00. Një ndeshje e cila luhet për herë të parë në impiantin e ri të kryeqytetit dhe pritet të ketë një rekord tifozësh të pranishëm në stadium.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Enea Jorgji, që është arbitri i FIFA-s. Pas ekspereincave evropiane, "bilbili" i kolegjiumit të Elbasanit do të vendosë drejtësinë në 90 minutat e zjarrta të kryeqytetit. Ndihmësa të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Denis Rexha, ndërsa arbitër i katërt Donajdo Myftari. Arbitra linje janë Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta.

Kur duhen edhe 90 minuta nga startit, arbitrat kanë mbërritur në "Air Albania", për të "mbikqyrur", stadiumin ku do të luhet dhe ndeshja. Pas disa minutash pritet që në stadium të mbërrijnë edhe lojtarët e dy ekipeve për të shkelur barin e fushë së "Air Albania".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga