
Mbrëmë u luajt ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Letonisë, një sfidë tejet emocionuese ku u shënuan 7 gola. Përfaqësuesja e Kosovës arriti të fitonte në minutat shtesë dhe gjyqtar i takimit ishte Enea Jorgji.
Së bashku me asistentët, Rejdi Avdo dhe Egin Doda, arbitri elbasanas ishte i saktë me vendimet e tij. Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale shihet skuadra shqiptare e gjyqtarëve, të cilët mbrëmë qenë në ditën e tyre të mirë.
Poll