Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ 12.2 km vrap të mesfushorit të Tiranës ndaj Apolonisë, ironizon Skerdi BEJZADE: Kaq i bën më i miri në Bundesligën gjermane, në Shqipëri ecin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana ka postuar në faqen zyrtare rekordin e Jurgen Çelhakës ndaj Apolonisë. Mesfushori i talentuar bardheblu ka bërë 12.2 km vrap në fitoren 5-2 të Tiranës duke thyer kështu rekordin që kishte arritur shtatorin e kaluar me 11 km vrap. Në postimin e klubit nuk kanë munguar as komentet e një prej tyre është edhe Skerdi Bejzade, ish-lojtari i disa skuadrave të ndryshme në Shqipëri, ndërsa aktualisht trajneri në Gjermani. Ai është shprehur se këto shifra nuk janë vërteta për kampionatin shqiptar pasi 12 km vrap i bën lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidë të Bundesligës gjermane.

Postimi i Skerdi Bejzades:

"BUNDESLIG Gjermane me i miri eshte 12,3 km.. shumica vrapojne 10-11 km gjate 90 minutave. Sprinte 900 deri ne 1.200 Metra ngrijtje shpejtsie 50 deri 60 her edhe ndryshim ritmi cdo 5 sekonda. Tashti lind pyetja ky mbasi i bo aerobi kto 12 km se me kampionatin shqiptar sa i kam pa une disa ndeshje vec ecin neper fushe prandaj me serioz se cfar shkruni ketu se nuk jane gjithe si dele me ju besu juve".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga