
Tirana luan sot në orën 17.45 në kryeqytet ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit. Takimi i parë u mbyll 2-1 në favor të ballshiotëve, ku golit të Hasani ju përgjigj Murataj me dy golësh personal. Trajneri Egbo ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion, duke marrë parasysh faktin që po luhet çdo dy-tre ditë.
Në sulm nga minuta e parë pritet t'a nisë Ernest Muçi, njeriu që shënoi në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë kërkojnë finalen e Kupës, por për këtë duhet kaluar ''pengesa'' Bylis.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bakaj, Doka, Vangjeli, Sidibe, Ismajlgeci, Karabeci, Çelhaka, Hasani, Muçi, Halili, Dunga.
Poll