Lokomotiva e Zagrebit do të zbresi në fushë ditën e sotme ndaj Sibenik për javën e 5-të të kampionatit kroat. Pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Gorica, Lokomotiva kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive pasi përballë do të kenë një skuadër të lehtë në letër.
Pak minuta më parë klubi ka bërë të ditur edhe 11-shen titullare që trajneri Tomic ka zgjedhur. Sherif Kallaku, ish-mesfushori i Teutës ka fituar besimin e teknikut kroate e sot zbret në fushë si titullar. Së bashku me Kallakun nga minuta e parë do të luajnë Mersinaj dhe Çokaj, ndërsa Tuci ka përfunduar në stol.

Poll